Hideo Tsurumaki ishte atje në vitin 2011, kur tsunami shkatërroi qytetin
e tij të lindjes në prefekturën e Shizuokës, në Japoni.

Duke u frymëzuar pikërisht nga kjo katastrofë, Tsurumaki, një stilist që e ka nisur karierën tek prestigjozja “Suzuki Motor”, ka krijuar makinën që do të mbante të sigurt njerëzit në bord në rast të një përmbytjeje të papritur.

Fryti i punës së tij është është Fomm Concept One, një makinë elektrike me katër ulëse e cila mund të lundrojë. Bëhet fjalë për një automjet lundrues, tek i cili njeriu mund të menaxhojë vetë gazin, frenat dhe timonin dhe që kur është mbi ujë një gjenerator i jep propulsion.

Por pavarësisht kësaj, Fomm Concept One nuk është një automjet amfib i mirëfilltë. Megjithatë, Tsurumaki insiston se makina është e mirë për t’i shpëtuar një katastrofe dhe kompania për të cilën ai punon pret që objekti të shitet edhe në vende të tjera aziatike, si në Tajlandë, vend që preket shpesh nga përmbytjet, duke filluar nga shtatori 2015 me çmimin 9 mijë dollarë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel