Duke filluar nga dita e nesërme ora do të ndryshojë dhe akrepat do të ecin 60 minuta përpara. Në  orën 02:00 pas mesnate, akrepat do të zhvendosen një orë përpara, koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate.

Ndryshimi i orës për periudhën e verës bëhet cdo të dielë të fundit të muajit mars. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas oreve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.

Ora verore zgjat 7 muaj deri  të dielën e fundit të muajit tetorit. Ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë me argumentimin se me realizimin e saj, do të kursehej shumë energji.

Në fillim të shekullit të XX, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji.

Megjithatë, kjo teori jo kudo zbatohet. Disa vende nuk e aplikojnë atë, madje në Rusi pretendohet se ndryshimi i orës rrit depresionin tek njerëzit.

Top Channel