Si pastrojnë shpirtin në Indonezi

31/03/2014 00:00

Në Indonezi ekziston një traditë hindu sa spektakolare aq edhe e dhimbshme që ka lidhje me pastrimin e shpirtit.

Burra të zhveshur godasin njëri-tjetrin me lëkura arrash kokosi në flakë për ritualin e përvitshëm me emrin Mesabatan Api.

Fotot janë realizuar nga Agung Parameswara në ritualin e zhvilluar në Gianyar të Balit.

Ky ritual mbahet një ditë para “Nyepi”-t ose siç njihet ndryshe Dita e Heshtjes. Kjo është një festë kombëtare ku njeriu mediton dhe agjëron. Në këtë ditë nuk lejohet të punosh, të shikosh televizor apo të udhëtosh nga ora 06:00 deri në orën 18:00.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel