Njeriu që ushqen krokodilët si të ishin qenushë

31/03/2014 00:00

Jason Vargas Aguero është një burrë i cili fiton para’ duke ushqyer për kënaqësinë e turistëve krokodilë të mëdhenj si të ishin qenushë. 36-vjeçari nga Kosta Rika ka 15 vite që rrezikon jetën duke i dhënë me dorën e tij ushqimin krokodilëve që e presin me gojën hapur.

Aguero ka një vajzë 13-vjeçare që kërkon të vazhdojë punën që ka nisur ai edhe pse ka qenë dëshmitare në një rast kur i ati për pak sa nuk u vra kur njëri prej krokodilëve i kafshoi dorën dhe e tërhoqi në lumë.

“Vajzës po i jap disa këshilla që të jetë e përgatitur nëse dëshiron ta bëjë këtë punë, por shpresoj të mos e bëjë. Nuk dua që të rrezikojë jetën siç kam bërë unë”, thotë Jason.

Ai shpjegon se një punë e tillë kërkon “trimëri, ndihmë nga Zoti dhe pak çmenduri”. “Unë e bëj pasi më pëlqejnë aventurat e rrezikshme”, shprehet 36-vjeçari.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel