Me shumicën minimale të votave, Parlamenti grek ka miratuar një
projektligj te shumfishte  te reformave  qe konsiderohen si celesi
kryesor per vazhdimesine e marrjes se paketes se ndihmave nga kreditoret
e Greqise dhe daljen e vendit nga kriza.

Qeveria Samaras kishte mese gjashte muaj qe negocionte per kete projektligj me ane te te cilit sipas ministrit grek te Financave Greqia po rimekembet.

“Ne kemi arritur të qëndrojme ne këmbët tona. Natyrisht, janë bërë gabime dhe padrejtësi, por ne jemi duke u përpjekur për t’i ndrequr këto tani”, u shpreh Janis Sturnaras, ministër i Financave.

Miratimi i projektligjit ne fjale qe permban ne thelb masa te reja shtrenguese per greket ishte kusht qe Athina te  marre kestin e rradhes prej 9.3 miliardë euro ne muajin maj,duke i dhene ne thelb edhe nje ndihme qeverise Samaras ne prag te zgjedhjeve lokale dhe ato per PE,nderkohe qe nje sondazh i fundit i publikuar ne shtypin e se dieles i jep per here te pare pas gjashte muajsh avantazh partise qeveritare te Demokracise se Re.

Nga ana e saj opozita e ka kritikuar projektligjin e ri dhe para votimit ka kerkuar edhe mocion votebesimi per ministrin e Financave .

“Ajo qe po perpiqeni te beni eshte t`ua shisni copa copa vendin te huajve dhe interesave te tyre  në shkëmbim te mbeshtetjes se kreditoreve  në mënyrë qe te shmanget renia juaj ne zgjedhjet e majit”, tha Aleksis Tsipras, lideri i Syriza-s.

Ndersa ne parlament diskutohej projektligji qe ne 225 faqe permban reforma te cilat krijojne kushte akoma me konkurruese ne tregun e punes dhe ndryshojne kushtet ne marredheniet e punesimit ne dem te qytetareve , mijera greke anetare te sindikatave kryesore te vendit kane protestuar jashte nderteses ne sheshin kryesor te Athines duke hedhur parrulla kunder qeverise Samaras ,BE dhe FMN.

Top Channel