Komisioni i Medias dhe i Arsimit, me shumicë votash ka vendosur pas
katër orë diskutimesh, se ditën e hënë, më 7 prill të diskutohet mbi
memon e Shërbimit të Monitorimit, sipas së cilës duhet të nisë menjëherë
zëvendësimi i katër anëtarëve të AMA-s.

Ne Komision u miratua edhe kalendari i punes. Por, perpara se Komisioni i Medias te arrinte ne kete vendim, kryetari i ketij komisioni Genc Pollo per ore te tera ka vijuar diskutimet per kete rend dite, duke shkelur rregulloren dhe duke mos hedhur ne vote propozimet e deputeteve te mazhorances. Pollo nuk i eshte pergjigjur asnjeres prej thirrjeve te deputeteve per te zbatuar rregulloren, duke i dhene fjalen në mënyre te përsëritur vetem disa deputeteve qe njihen si perkrahes te tij.

Jane te panumerta nderhyrjet e deputetit Luçiano Boci, qe ne nje mbledhje qe duhet te ishte normale sepse percaktohej vetem rendi i dites ka folur pa rradhë mbi dhjete here. Ne oren 13:30 kreu i Komisionit, Genc Pollo ka vendosur qe Komisioni te pezulloje punen per 1 ore, çka u kundershtua nga mazhoranca.

Ne baze te rregullores, deputetët e mazhorances me pranin e 13 deputeteve, sa edhe kerkon kuorumi ka vijuar mbledhjen dhe ka vendosur  qe diten e hene te nisë diskutimi per zevendesimin e kater anetareve te AMA-s.

Bregu: Akuzat e Bushatit, personale

Të premten e shkuar, drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun në AMA doli përpara medias, duke lexuar një deklaratë të mbushur me akuza për operatorët televizive kombëtare.

Por a është konsultuar kryetarja e AMA-s, Endira Bushati me anëtarët e Këshillit përpara hartimit të kësaj deklarate? Përgjigjen e kësaj pyetje e jep anëtari këshillit të AMA-s, Zylyftar Bregu: “Nuk është konsultuar për përmbajtjen e asaj deklarate me anëtarët e AMA-s”.

Nga kjo përgjigje e zotit Bregu duket qartë se kjo deklaratë është një produkt tërësisht personal i kryetares ne detyre, Endira Bushatit, e cila akuzon ne emer të AMA-s, pa u konsultuar më parë me anëtarët e Këshillit. Madje, deklarata e zonjes Bushati arrin deri aty sa te sulmoje edhe platformat dixhitale, duke vendosur se ajo se sa shtrenjte apo lire duhet te shesin produktin ne treg dhe se ku duhet të orjentohen konsumatorët shqiptarë.

Bregu: Më duket pak qasje emocionale. Mbase hartuesit e deklaratës mund ta kishin kursyer e shtrenjtë apo e lirë. Në dijeninë time nuk ka një studim se cili është raporti financiar i paketave numerike për një famije shqiptare.

Top Channel: A i lejohet AMA-s të bëjë deklarata emocionale?

Bregu: Duket qasje emocionale. Mund të ishte kursyer ajo deklaratë ajo pjesë e saj.

Po në deklaratën e të premtes, Drejtoresha e Marrëdhënieve me publikun në AMA, ngriti pretendimin se tre televizionet kombëtare nuk mbulojnë tërësisht me sinjal territorin e Shqipërisë. Zonja Bushati ka perseritur disa here javet e fundit kete pretendim sipas saj, te matjeve te kryera nga AMA-s në dhjetor 2013.

“Matjet janë bërë edhe me një orjentim të maxhorancës aktuale në kuadrin e dixhitalizimit”, tha Bregu.

Në fakt, gjate pese viteve te fundit AMA nuk ka kryer asnje matje dhe matjet e dhjetorit janë kryer për evidentimin e brezit të frekuencave që lidhet me projektin e dixhitalizimit, nuk kane patur si synim cilesine e sinjalit te televizioneve kombetare dhe per pasoje jane edhe te pasakta.

Perveç zotit Bregu, Top Channel kontaktoi edhe me nenkryetarin Sami Neza, i cili e kishte te pamundur te intervistohej. Ndersa anetarja tjeter e AMA-s, Suela Musta e kontaktuar nga Top Channel, nuk pranoi te intervistohej.

Top Channel