Rusia redukton trupat në kufi

31/03/2014 00:00

Rusia redukton praninë e trupave përgjatë kufirit me Ukrainën. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se një batalion këmbësorie, pas stërvitjes ushtarake u tërhoq nga rajoni i Rostovit dhe ushtarët po kthehen në bazën e tyre në Samaras.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajër, pas takimit me ministrat e Jashtëm të Francës dhe Polonisë tha se “ky është një sinjal i vogël se situata po ctensionohet”.

Ndërkohë, vetë presidenti rus Vladimir Putin i ka telefonuar pasditen e së hënës kancelares gjermane Angela Merkel, të cilës i ka folur për rëndësinë e një reforme kushtetuese për të garantuar interesat legjitime të të gjithë banorëve të Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kremlini përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet se Putin ka denoncuar bllokimin e Transnistrias, rajoni rusishtfolës i shkëputur nga Moldavia.

Mijëra ushtarë ruse ndodhen ende përgjatë kufirit mes Rusise dhe Ukrainës. Gjenerali Oleksandër Rozmaznin, i Ministrise se Mbrojtjes se Ukrainës tha se “numri i trupave ruse eshte ulur me 10 mije ushtare, por ndoshta kjo lidhet me levizjen e rekruteve”. Nje diplomat perendimor tha se ne kufirin mes dy vendeve qendrojne ende 40 mije ushtare, dhe ata perbejne kercenim”.

Me heret autoritetet ukrainase dënuan vizitën në Krime të kryeministrit dhe disa ministrave rusë.  Dimitrij Medvedev gjate vizites ne Krime u zotua se ai do ta shndërrojë në ‘një zonë speciale ekonomike’, duke ngritur rrogat dhe pensionet, duke permiresuar arsimin, kujdesin shendetesor dhe infrastrukturen lokale.

Zëdhënësi i Ministrise se Jashtme në Kiev tha se vizita e zyrtareve ruse shkel rregullat ndërkombëtare”. Banorët e Krimesë mirëpritën vizitën e kryeministrit rus Dimitrij Medvedev. Ludmilla Volodina qe jeton ne Simferopol tha: “nëse ne jemi pjesë e Rusisë tani është dicka e mirë që ata po vijnë këtu”.

Ndersa Valeria Levinskaja, vizitore ruse ne Krime tha se “banoret e Krimese kanë nevojë për garanci se nuk do të nëpërkemben dhe jam e sigurt se gjithcka do të shkojë mirë”. Më 16 Mars, Krimea vendosi t’i bashkohej Rusisë por rezultati i referendumit u cilësua i paligjshëm nga Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Top Channel