Tendenca e fundit në palestrat amerikane

31/03/2014 00:00

Tendenca e fundit në palestrat amerikane është stërvitja e ashpër, edhe shumë e ashpër, si ajo e njësive speciale ushtarake Navy Seal, që ka përpara një numër sfidash ekstreme.

Mjaft më me pesha dhe aerobi, më mirë është “Sealfit”, një stërvitje që përfshin aktivitete të ndryshme fizike dhe mundëson përforcimin e aftësisë së frymëmarrjes, atë muskulore, fuqinë fizike, shkathtësinë dhe fleksibilitetin.

Stërvitja e ashpër ka infektuar të gjithë, madje edhe gratë. Pas rritjes së popullaritetit të njësisë ushtarake elitë pas vrasjes së Bin Laden më 2 maj 2011 në Pakistan, tani të gjithë duan të shohin nëse kanë aftësitë për të përballuar stërvitje të tilla që arrijnë deri në ekstrem.

Ndoshta të lodhur nga ngritja e peshave dhe aerobia, tani ndjekësit e palestrave preferojnë të djerësisin me një objektiv të ri: të kalojnë një sfidë. Dhe këto sfida nuk trembin as gratë. Jo më kot rreth 30 për qind e personave që i janë dedikuar stilit “crossfit” janë gra.

“Forca ime ka ndryshuar. Shpejtësia ime ka ndryshuar dhe ndihem e aftë të bëj gjithçka. Kjo stërvitje ka ndryshuar mendjen dhe trupin tim”, ka thënë 35-vjeçarja Danielle Gordon.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel