Zuckerberg, 3.3 miliardë $ fitime

01/04/2014 00:00

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg fitoi 3.3 miliardë dollarë me
shitjen e aksioneve në vitin 2013, tregon një llogaritje e fundit.

Zuckerberg ka përfunduar kështu operacionet e shitjes të stoqeve si rezultat i ofertës publike të Facebook. Ai ofroi 60 milionë aksione për të siguruar ndihmën në shlyerjen e taksave.

Rroga e tij bazë për vitin 2013 ra në 1 dollar, njësoj sikurse ndodhi me liderët e tjerë të gjigandëve të teknologjisë, si Larry Page nga Google dhe Steve Jobs nga Apple.

Megjithatë, kompensimi i tij total për të gjithë vitin ishte 653 mijë e 165 dollarë, më poshtë se 1.99 milionë që ishte në vitin 2012.

Facebook deklaroi se shumica e këtyre të ardhurave shërben për të paguar fluturimet e stafit të tij në avionë privatë, që konsiderohen si jetikë për arsye sigurie.

Zoti Zuckerberg ende zotëron 426.3 milionë aksione të rrjetit social, që vlejnë rreth 25.7 miliardë dollarë. Aksionet e Facebook janë më shumë se dyfishuar në vlerë gjatë vitit të kaluar, duke kaluar parashikimet.

Top Channel