Zuckerberg paguhet vetëm 1 dollarë në vit

01/04/2014 00:00

Llogaritë në emër të tij kapin shifra marramendëse dhe falë tyre është pozicionuar i 22 në listën e 100 personave më të pasur në planet.

Kjo i lehtëson vendimin Mark Zuckerberg që t’i ulë pagën vjetore që i jep vetes në pozicionin e kreut të Facebook. Miliarderi i rrjetit social më të përhapur në botë vendosi që të paguhet vetëm 1 dollarë në vit, duke ndjekur shembullin e aplikuar më parë nga i ndjeri Steve Jobs dhe më pas edhe nga bashkëthemeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page.

Zuckerberg zotëron një paketë aksionesh që i mundësojnë kontrollin e 60 përqind të vendimeve të Facebook. Vitin e kaluar, përvec rrogës prej 1 dollar ai shpërbleu veten me 800 mijë dollarë të tjerë në formë dietash kryesisht për udhëtimet me avionin e tij personal dhe të tjera shpenzime private.

Përvec Zuckerberg ulje të pagave ka patur edhe për drejtues të tjerë të rrjetit social, megjithëse jo në shkallën e themeluesit të rrjetit. Shefja ekzekutive, nga 26 mln pagë në 2012, në 2013 pa t’i reduktohej në ‘vetëm’ 16 mln dollarë, përgjegjësi i financave, David Ebersman përfitoi 10.5 mln dollarë, nga 17.5 të një viti më parë, ndërsa zv.presidenti u rendit ‘më i varfëri’ ndër të pasurit e Facebook duke u paguar me 8 mln dollarë nga 12 që përfitoi një vit më parë.

Top Channel