Të dhënat personale të pedagogëve

01/04/2014 00:00

Pedagogëve të Universitetit të Tiranës u është kërkuar që të firmosin
një autorizim, ku të dhënat e tyre personale duhet të jenë të
disponueshme për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të
Pasurisë.

Edhe pse afati per nenshkrimin e ketij atutorizimi perfundon sot, nje pjese e pedagogeve kane refuzuar ta firmosin jo vetem sepse ky autorizim do te cenonte te drejtat e tyre personale, por edhe sepse sipas tyre eshte i kundraligjshem.

Sipas pedagogeve te Shkencave te Natyres, pedagoget nuk jane zyrtare te shtetit, të cilët permes veprimeve apo mosveprimeve te tyre mund te kryejne deme te medha.

Pedagoget edhe pse rrezikojne te gjobiten deri ne 50 mije leke nuk e kane firmosur peticionin pasi ata kane paqartesi dhe deklarojne se ky ligj bie ndesh me mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe Ligjin e Arsimit të Lartë.

Pedagoget sqarojne ne letren e tyre se ky autorizim perfshin vetem zyrtare si rektori dekani, kancelari i vetmi akt ku pedagogu përfshihet si pjesë e ligjit është nota e provimit, e cila prodhon pasojë ligjore në momentin që kthehet në akt zyrtar me firmën e titullarit të insitucionit.

Top Channel