Pas informacioneve se dy shtetas të Kosovës nga Ferizaj janë vrarë në konfliktet e armatosura në Siri dhe Irak ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune Muharrem Sfarqa.

Ai ftoi rininë kosovare që të mos shkojnë në luftimet në Lindjen e Mesme pasi ato më shumë janë konflikte të brendshme për pushtet se sa janë përpjekje për sendërtimin e idealeve demokratike.

“Vendi ynë i dalë nga lufta, në një gjendje jo shumë të mirë ekonomike e shoqërore, ka shumë nevojë për ndihmën, nismat dhe aktivitetet e të rinjve, për të ndërmarrë veprime që do të ndihmonin mobilizimin e popullatës për të mbështetur njerëzit në nevojë, që do të ngisnin dhe përgatisnin për zgjidhje çështje që kanë të bëjnë me ngritjen ekonomike, arsimore, shëndetësore, kulturore e sportive në vendin tonë”,tha të martën kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

Top Channel