Lodrat nuk e “blejnë” lumturinë

02/04/2014 00:00

Gabriele Galimberti ka shpenzuar më shumë se një vit duke udhëtuar nëpër botë për të realizuar foto të fëmijëve së bashku me lodrat e tyre.

Fotografi italian ka vizituar rreth 50 shtete duke dokumentuar “pasuritë” e vajzave dhe djemve të vegjël.

Gabriele ka qenë në Amerikë, Indi, Malavi, Kinë, Islandë, Marok e shumë shtete të tjera për të treguar ndjenjat e të vegjëlve në praninë e lodrave edhe pse kushtet e jetesës i kanë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Fotot i ka koleksionuar në një libër me titull “Toy Stories” dhe bie në sy që janë fëmijët me më shumë lodra ata që qeshin më pak.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel