Një burrë skocez që është “shndërruar” në grua ka fituar të drejtën nga një gjykatë në Australi për të mos pasur një gjini të përcaktuar. Personi në fjalë njihet vetëm me emrin Norrie dhe ka bërë një operacion për t’u kthyer në femër, por nuk mund të konsiderohet as femër dhe as mashkull.

Operacionin e ka kryer në vitin 1989, por erdhi një ditë që ai nuk mori më hormone femërore dhe tani nuk mund t’i specifikohet gjinia. Pas disa seancave në Gjykatën e Lartë, juria pranoi që Norrie të regjistrohej në zyrat e gjendjes civile si një person “pa gjini”.

Fillimisht, Norrie ishte regjistruar si “pa gjini”, por më pas ky regjistrim ishte anuluar dhe kjo gjë nisi një seri seancash gjyqësore që përcaktuan se mos specifikimi i gjinisë është i ligjshëm.

“Njerëzit duhet të kuptojnë që ka më shumë se dy alternative”, tha Norrie për mediat australiane.

Top Channel