Beqja: Regjistër kombëtar për kontrollin bazë

02/04/2014 00:00

Qeveria e ka percaktuar me vendim tashmë kontrollin bazë shëndetësor për grupmoshen 40 -65 vjeç. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja tha se do të ngrihet regjistri për kontrollin shëndetësor bazë dhe programi do të paraprihet nga një fushatë e komunikimit me publikun.

Vendimi i Qeverisë ka përcaktuar se çfarë do përmbajë ky kontroll  dhe se si do te behet identifikimi i personave,te cilet me pas do te njoftohen nga mjeku i familjes per t’u paraqitur ne qendren e tyre shendetësore per kontrollin falas, i cili do te ndihmoje ne diagnostikimin e hershem dhe parandalim e shume semundjeve.

Qeveria ka marre nje tjeter vendnim ne lidhje me nxitjen e punesimit.Zëvendësministrja e Mireqenies Sociale, Bardhylka Kospiri tha se në bazë të ndryshimeve që u miratuan sot, çdo biznes, person juridik ose fizik ka të drejtë të aplikojë dhe përfitojë nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit.

Me ndryshimet e bëra afati kohor i miratimit të shpërndarjes së fondeve shkurtohet në 10 ditë, me qëllim shpejtimin e impaktit në hapjen e vendeve të reja të punës. Këto ndryshime kanë për qëllim dhënien me prioritet të fondeve për punësimin e kategorive specifike në vështirësi dhe grupeve të vecanta të femrave, punëkërkuesve të papunë të rinj pa profesion, si dhe atyre që përfitojnë pagesë papunësie dhe ndihmë ekonomike, të papunët afatgjatë, personat mbi 45 vjec që nuk kanë një arsimim më të lartë se arsimi i mesëm ose ekuivalent të tij, personat me aftësi të kufizuar, personat nga komuniteti rom dhe emigrantët e kthyer me probleme ekonomike.

Top Channel