Fushatë me nxënësit kundër hashashit

02/04/2014 00:00

Kryetari i komunes Lazarat, iu ka kerkuar nxenesve te shkolles se ketij
fshati qe te ndikojne te prinderit e tyre per te investuar parate e
fituara deri me tani ne biznese te pastra per t’i dhene fund epokes se
hashashit.

Kjo çeshtje eshte diskutuar ne nje takim organizuar me nxenesit e shkollave ne Lazarat me drejtuesit e komunes, drejtuesit e policise se qarkut dhe perfaqesues te arsimit.

“Ne nuk pyesim për paratë e para të fituara, por ato para të fituara vendosini në punë të ndershme dhe jo në punë të pandershme. Ju duhet të ngulni këmbë te prindërit tuaj që ato para që fitojnë mos i shpenzojnë nëpër kazino. Janë hapur tre kazino në Lazarat. Ky është turp! Pse nuk blejnë një market, një dyqan, por blejnë makina 50-milionëshe. Për çfarë duhet makina kaq e shtrenjtë në këtë zonë?” tha Dashamir Aliko, kryetar i Komunës Lazarat.

“Nëse ju na thoni që t’i bindim prindërit që të mos kultivojnë më hashash, na siguroni dot që prindërit do na i mbani në punë. Kjo është mënyra e jetesës tonë”, tha një nxënëse.

“Nuk mundet që njeriu të pasurohet me punë të pandershme. Pa punë nuk është vetëm Lazarati, janë shumica e shqiptarëve”, tha Aliko.

Drejtori i policise se qarkut ka kerkuar ndihmen e nxenesve ne aksionin kunder kultivimit te droges. Te rinjte e ketij fshati mendojne se nevoja ekonomike nxit kultivin e hashashit.

Lazarati ka nje histori negative ne lidhje me kultivimin e hashashit. Aksionet e policise aty jane kundershtuar me arme.

Top Channel