Truproja e dikurshme e Zelko Raznatoviç, krimineli i njohur me pseudonimin Arkan, ka vdekur në një atentat me armë zjarri të kryer ndaj tij në Beograd.

Sipas raportimeve të mediave ballkanase, Rade Rakonjac është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje që i është afruar. Burimet nënvizojnë se ish-truproja ka reaguar duke hapur zjarr me pistoletë ndaj atentatorëve, duke i plagosur ata, por këta të fundit kanë pasur epërsi.

Automjeti i vrasësve është gjetur disa orë më vonë i djegur tërësisht në një periferi të kryeqytetit serb, saktësojnë më tej burimet.

Ish-shefi i tij Zelko Raznatoviç, njeriu më i besuar i Sllobodan Millosheviç, njihet në mbarë botën për krimet e bëra ndaj popullësive joserbe në mbarë ish-Jugosllavinë, përfshirë këtu Kosovën.

Në përfundim të luftrave ballkanase, Raznatoviç iu përkushtua veprimtarive kriminale, duke u kthyer në një nga bosët kryesorë të krimit të organizuar serb, derisa u ekzekutua disa vite më parë në një hotel të Beogradit.

Top Channel