SHBA, ushtari vret 3 kolegë

03/04/2014 00:00

Një ushtar amerikan ka vrarë 3 nga kolegët e tij dhe ka plagosur 14 të tjerë para se të vriste veten në bazën ushtarake Fort Hood në Teksas.

Mendohet se masakrën e ka kryer 34-vjeçari Ivan Lopez, i cili ka shërbyer në Irak dhe ka pasur probleme me shëndetin mendor në të kaluarën.

Ngjarja ka ndodhur në të njëjtën bazë ku në vitin 2009 nga një sulm i ngjashëm vdiqën 13 ushtarë dhe u plagosën 32 të tjerë.

Gjenerali Mark Milley deklaroi se “nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist”.

“Ushtari ka hapur zjarr në dy godina para se të ndalej nga policia ushtarake në një incident që zgjati 15-20 minuta. Më pas, ai qëlloi veten me një pistoletë gjysmë-automatike”, tha gjenerali Gen Milley.

Zyrtarët thonë se armën e kishte blerë në një dyqan të zonës.

Presidenti Barack Obama theksoi për reporterët në Cikago se “kjo ngjarje do të hetohet deri në fund për të marrë vesh me saktësi se çfarë ka ndodhur”.

Top Channel