Tulla, zhavorr dhe baltë. Këto janë tre “ushqimet” e preferuara të Pakkirappa Hunagundit, një 30-vjeçar indian i cili ka nisur të konsumojë tulla që në moshën 10-vjeçare.

Që nga ajo kohë, burri kafshon muret e Karnatakës duke pohuar se nuk ka asnjë efekt anësor nga një menu e tillë.

“Kam 20 vite që ushqehem kështu dhe më pëlqen shumë. Më është bërë pjesë e përditshmërisë dhe e kam të nevojshme. Nuk kam efekte anësore dhe dhëmbët i kam për bukuri”, thotë 30-vjeçari i çuditshëm.

Pakkirappa thotë se tullat dhe zhavorri i shijojnë më shumë se mjalti: “Nuk i zëvendësoj me asgjë, as me pula të pjekura apo mjaltë. Nëna më gatuan lloj-lloj ushqimesh për të më larguar nga ky zakon, por unë dua vetëm tulla të shoqëruara me ujë.”

Ai është shumë i varfër dhe tani mendon të udhëtojë në të gjithë Indinë për të treguar talentin e tij e në këtë mënyrë të fitojë para’.

“Babai më ka vdekur para 4 vitesh dhe duhet të kujdesem i vetëm për nënën. Dua t’i tregoj njerëzve se çfarë di të bëj dhe të fitoj para’ me vesin tim.”

FOTO GALERI
1/3

Top Channel