Familja ime më ka plotësuar çdo dëshirë

03/04/2014 00:00

Nuk e zgjedhim ne të lindim në një familje të pasur apo në një familje të varfër. Është rastësia që na sjell jeta.

Freda Doci, është një nga vajzat që i ka shijuar anët e mira të të qënit trashëgimtare.

“Të qenit trashëgimtare më ka dhënë mundësinë që të studioj në Londër, të kem më shumë komoditete se të tjerët dhe të udhëtoj më shumë”, tregon Frida.

Pavaresisht se nena e saj e ka pasur te veshtire largimin e se bijes ne Londer ne moshen 16-vjeçare, se bashku me të atin, vajza mori vendimin per t’u shkolluar atje e per te jetuar vetem, pa familjen. Aktualisht eshte kthyer ne Shqiperi dhe punon ne Ministrine e Integrimit.

“Edhe atje ku jetoja, në Londër, më ofruan vend pune. Por unë vendosa të kthehesha në Shqipëri, pasi dua të jap kontributin tim këtu. Shqipëria ka nevojë për njerëz që kanë studiuar jashtë që të japin eksperiencën e tyre ne vendin toneë”, thotë e bindur Frida.

Ndjehet e plotesuar dhe thote se prinderit kane qene mbeshtetja e saj kryesore gjate te gjithe ketyre viteve.

“Mua gjatë jetës më janë plotësuar të gjitha dëshirat. Më e fundit ishte makina që më bleu familja për 23-vjetor”, thotë e kënaqur ajo.

Si çdo femer edhe Frida ka dëshire të vishet e të duket bukur.

“Nuk jam fanse e shopping. Nuk është gjëja kryesore që bëj, por më shumë më pëlqen që të blej këpucë dhe çanta”, thotë Frida.

Pavaresisht se kuzhina nuk eshte vendi i saj i preferuar, ndonjehere edhe ajo perpiqet te pergatise dicka. Por nga ana tjeter tregon se ndonjehere te qenit trashegimtare ka edhe ane negative, qe nuk e bejne te ndjehet mire.

“Ndihemi të paragjykuar. Ndonjëherë njerëzit krijojnë opinion pa na njohur. Përflitemi për gjëra, që për ne janë të vogla, por për të tjerët janë të mëdha”, thotë Frida.

Para disa muajsh eshte rrezuar padashje ne nje pusete dhe i eshte dashur te qendroje ne paterica. Pa u sheruar akoma u rrezua per here te dyte nga shkallet dhe periudha e rikuperimit zgjati pak, por kjo e beri ate te reflektoje.

“Kjo që më ndodhi më bëri të kuptoj se sa të vështirë e kanë invalidët jetën e tyre. Ndaj jam përpjekur që të kontribuoj për ta, në mënyrë që të kenë një jetë më të mirë”, thotë Frida.

Ndjehet e privilegjuar qe eshte ne ate familje, megjithate deshiron qe edhe ajo t’iu ktheje diçka qe prinderit kane bere per te.

“Do të doja që në të ardhmen t’ia shpërbleja familjes sime atë cfarë ata kanë bërë për mua. Do të punoj fort që të rris biznesin dhe në një të ardhme ta trashëgoj atë tek fëmijët e mi”, shprehet 23-vjeçarja.

Top Channel