Të ndihmosh të tjerët në mënyrë vullnetare. Kjo është motoja e shumë të rinjve të cilët në “Pasdite në Top Channel” treguan se nga iu buron dëshira për të qëndruar vullnetarisht pranë atyre që kanë nevojë. Mjaft pozitivitet treguan edhe burrat të cilët bëjnë edhe punët e shtëpisë për të ndihmuar bashkëshorten apo familjen kur gruaja mungon.

Është vetëm 14 vjeç dhe i ka dhënë një ide presidentit Barcak Obama se si mund të kursehen miliona dollarë. Suvir Mirchandani i ka propozuar administratës amerikane që të mos përdorin më fontin “Times New Roman”  për dokumentet e tyre por të përdorin “Garamond”. 14 vjeçari, teksa bënte një detyrë se si mund të kursehet në buxhetin e shkollës, ka zbuluar se harxhimi më i madh i bojës së printerit vjen nga përdorimi i shkrimit “Times Neë Roman”. Shkolla e tij ka kursyer 21 mijë dollarë në vit duke aplikuar këtë zbulim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë në bojë printeri rreth 470 milionë dollarë në vit. Nëse zbulimi i adoleshentit do të vihej në praktikë, do të kurseheshin 135 milionë dollarë në vit.

Për herë të parë, tetë universitetet elitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në garë se kush do të marrë studentin ganez Kwasi Enin. Bëhet fjalë për universitetet Brown, Columbia, Cornell, Dartmouth, Harvard, Princeton, University of Pennsylvania dhe Yale. 17-vjeçari ka aplikuar tek të gjithë me dëshirën që dy ose tre universitete do t’i përgjigjeshin pozitivisht. Ai tani do të zgjedhë mes mjekësisë dhe muzikës pasi ka konkuruar dhe është pranuar për të dyja këto fusha. Bursën më të mirë ia ka ofruar universiteti Princeton, por Kwasi anon më shumë nga Yale.

Krimeja është kthyer në lajmin kryesor këto kohë për shkak të zhvillimeve atje, por një veprim i tatarëve, banorëve etnik të Krimesë, ka tërhequr vëmendjen e medias. Tatarët u kanë bërë thirrje besimtarëve ortodoksë ukrainas se mund të përdorin xhamitë e tyre nëse Rusia ua mbyll kishat tani që ka aneksuar Krimenë.

Top Channel