Nderohet Ermonela Jaho

05/04/2014 00:00

Në shenjë vlerësimi për sopranon Ermonela Jaho, Kryeministri Rama
organizoi një ceremoni zyrtare në ambientet e Kryeministrise, gjatë së
cilës i dha asaj një medalje të veçantë.

“Për të shprehur gjithë kënaqësinë, krenarinë dhe respektin, nuk gjeta gjë më të madhe se sa medaljen ekskluzive që Kryeministri ia jep vetëm kryetarëve të shteteve dhe kryeminstrave të shteteve të tjera”, tha Rama.

“Ndjehem shumë e nderuar dhe doja të thoja se nuk ka emocion më të madh, kur ndjehesh e rrethuar me dashuri dhe me vlerësim. Mendoj që vlerësimi për njëri-tjetrin është celësi kryesor i suksesit të cdolloj ndërmarrjeje”, tha Jaho.

Ne ceremoni ishin te ftuar edhe ish-mesues te sopranos Jaho, qe ndane copeza kujtimesh nga periudha shkollore e saj ne Tirane.

Ermonela Jaho u ngjit ne skenen e TKOB-së me date 3 prill me shfaqjen ‘Madame Butterfly’, nje sukses i jashtezakonshem, me bileta te ezauruara dhe duartrokitje qe zgjaten per minuta te tera. Emocionet e saj per kete pritje ajo i ndau pas premieres, ne revisten televizive te mbremjes ne Top Channel.

Top Channel