17:39 TN "Guximi i nje gruaje"
18:34 Serial "Smash"
Programi i plote
PUBLICITET
Pamjet mahnitëse nga shpërthimi i një vullkani
05/04/2014

Pamjet mahnitëse nga shpërthimi i një vullkani
Shpërthimi i një vullkani në rrethinat e kryeqytetit ekuadorian, Quito u shoqërua me ngritjen në 10 kilometra lartësi të reve të mëdha tymi dhe hiri të çliruar prej tij.

Vullkani Tungurahua, që në shqip përkthehet Gryka e Zjarrit shpërtheu të premten dhe zgjati vetëm pesë minuta. Pavarësisht kohëzgjatjes së shkurtër, kaq mjaftoi për të krijuar pamje mahnitëse të shkrepura nga dëshmitarët e fenomenit natyror.

Tungurahua, pjesë e asaj që quhet “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” është njëri prej tetë vullkaneve aktivë në Ekuador. Ai u zgjua në vitin 1999, por vetëm në dy muajt e fundit ka qenë aktiv së tepërmi, megjithatë pa kërcënuar jetë njerëzore.

/ Top Channel




Foto






Më shumë nga udhetime
Beteja e humbur e krokodilit me luanët
Janë dy prej kafshëve më të rrezikshme në planet dhe grabitqarë të pashembullt që për vetë habitatin e tyre rrallë takohen, por kur kjo ndodh...
Zënka e arushëve
Arinjtë njihen si kafshë që nuk u pëlqen shumë shoqëria, jo vetëm e kafshëve të tjera, por edhe e vetë llojit të tyre.
Kinë, vala tradicionale e lumit
Në Hangzhou, në provincën kineze të Zhejuangut, çdo vit mblidhen turistë dhe vendas për të shijuar valën tradicionale të lumit Kiantang. Ky spektakël ndodh në mes të muajit gusht dhe tetor, ku vala e lumit provokon një spektakël të vërtetë për turistët dhe vendasit.
10 vendet e preferuara për të pasurit
“Brown & Hudson”, një agjenci e specializuar udhëtimesh turistike të majme, motoja e së cilës është “nëse ke para, asnjë përvojë nuk është ekstreme” organizoi një sondazh me klientët e saj pasanikë duke sjellë një listë me 10 vendet e preferuara prej tyre.
Këlyshi i luanit që tregon nënën e tij të vdekur
Një këlysh luani aziatik tregoi një sjellje të pazakontë për llojin e tij duke u treguar rojtarëve të parkut Gir në Indi trupin e pajetë të nënës së tij.


Lajmet kryesore

Pamjet mahnitëse nga shpërthimi i një vullkani
Rama: Do të rivotojmë ligjet e kthyera
Kryeministri akuzon Presidentin. “Guvernatori i BSH nuk është në varësinë tonë”. PD: Rama nuk iu përgjigj pyetjeve
Mundësitë e Konferencës së Berlinit
Përmirësimi i arsimit të lartë
Rruga e Kombit, e mbingarkuar
Bie niveli në Fierzë
Replika mes PD e Bashkisë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Turizmi, Arsimi, Lindja e Mesme, Energjia, Reforma territoriale
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.