Lehtësohen sanksionet ndaj Iranit

05/04/2014 00:00

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara i dha dritën jeshile kompanisë së ndërtimit të avionëve Boeing për të eksportuar pjesë të saj në Iran.

Lajmi është njoftuar nga një zëdhënës i kompanisë, që me këtë marrëveshje i jep fund thatësirës së marrëdhënieve tregtare mes Boeing dhe Iranit, në fuqi që prej kohës së revolucionit të vitit 1979. Në njoftimin zyrtar, kompania thotë se marrëveshja më shumë se sa për të zgjeruar tregun e saj, do t’i shërbejë sigurisë në fluturime.

Vendimi shihet si pjesë e marrëveshjes së përkohëshme për të lehtësuar sanksionet ndaj Republikës Islamike mbi programin e saj bërthamor. Marrëveshja u arrit gjatë bisedimeve të nëntorit të kaluar mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry dhe presidentit iranian. Në këmbim, Teherani u zotua të ndalë programin e tij bërthamor për gjashtë muaj.

Marrëveshja pritet të rinovojë avionët që ofrojnë shërbimin e transportit ajror brenda Iranit. Kompania “Iran Air” kryen fluturimet e saj me avionë të blerë para vitit 1979, vit kur 52 shtetas amerikanë u morën dhe u mbajtën peng për 444 ditë me radhë në Teheran gjatë Revolucionit Islamik.

Top Channel