Tigrat shquhen si ndër llojet më të zgjuara të felinëve. Në natyrë të egër vështirë t’i shohësh a t’i kapësh në momente aksioni.

Fatkeqësisht disa prej tyre janë në zhduke, si për shembull tigri Bengal. Për mbrojtjen e tij në mbarë botën janë ngritur rezervate natyrore dhe artificiale.Njëri prej tyre është edhe Myrtle Beach në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara.

Pikërisht nga ky rezervat mbërrijnë pamjet mahnitëse të tre tigrave që vrapojnë deri në 75 kilometra në orë, mes një pellgu me ujë dhe përballë një kamere.

Tigrat e dashurojnë ujin dhe janë notarë të shkëlqyer. Si kafshë vetmitare dhe tepër të kujdesshëm, është e vështirë që në natyrë të egër t’i filmosh ballë për ballë gjatë një vrapimi, si ky i mëposhtmi.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel