Vidi: Princi i vitit të mbrapshtë

06/04/2014 00:00

Ne, shqiptarët, gjendemi shpesh të ndarë në dy kampe, në një luftë të egër të pandershme, ku gjuha e zgjidhjes apo e kompromisit, ashtu si në një lojë fëmijësh, është gati e pamundur për t’u gjetur.

Edhe sot, ne e kemi më të lehtë kërkimin e zgjidhjes te ndërkombëtarët, se sa në gjetjen e gjuhës mes palëve. Por, zgjidhja e këtij ekuacioni të vështirë dhe të ndërlikuar është gati i pamundur për të huajt, të cilët shpesh janë dorëzuar, duke na lënë neve hallin tonë. Mbase sepse, si sot, edhe para 100 vjetësh, ata kanë nuhatur se ne jemi njerëz, që na pëlqen të konsumojmë politikë e të merremi shumë më pak me punë.

Ishte viti 1913. Shqipëria, një vend i vogël, i varfër, i sapo krijuar dhe plot grindje brenda vetes, zgjidhjen po e shikonte jashtë saj.

Një princ i huaj, i ardhur nga një shtet i fuqishëm, do ta ndihmonte këtë vend të paarsimuar, të prapambetur e herë-herë të pabindur, të mësonte të ecte vetë dhe, mbase, me kalimin e viteve të qëndronte në krah të vendeve europiane.

Porse ëndrra e shqiptarëve për ta gjetur zgjidhjen e përhershme te të huajt dhe kurrë mes vetit, nuk ishte e mbështetur në baza të qëndrueshme dhe të forta.

Top Channel