Prince George “me mision” në Zelandë

07/04/2014 00:00

Megjithese nuk ecën ende, Princi George, 8 muajsh hodhi të parin hap të rëndësishëm në ato që njihen si detyra mbreterore.

Kur ai mbërriti në Uellington te Zelandës së Re, ishte ne krahet e nenes se tij te hijshme dhe u pershendet nga shume personalitete, perfshire edhe Kryeministrin John Key.

Ky ishte angazhimi i pare publik i Princit George bashke me prinderit e tij, Duken dhe Dukeshen e Cambridge-t. Nuk dukej aspak i trembur prej saj, pavaresisht udhetimit te gjate nga Londra. Ishte i gezuar. Eshte nje ekip ne dispozicion te tij; dadoja, nje person qe kujdeset per veshjen e tij dhe nje tjeter per pamjen e tij…

Kate dhe William u shoqeruan ne “Shtepine Qeveritare”, rezidenca zyrtare e guvernatorit te pergjithshem dhe u pritën sipas tradites ‘Maore’. U pershendeten duke shtypur hundet, qe njihet si ‘Hongi’ dhe u takuan me luftetaret maorë.  

Vizita, e para e nje turi qe perfundon ne Canberra me 25 prill, nuk u shoqerua pa ndonje qortim. ‘Planket’, Agjensia Kombetare per Kujdesin e Femijeve ne Zelanden e Re publikoi fotot e bebes mbreterore ne koshin e tij qe shikonte perpara, ndersa sipas te gjithe rregullave “ndenjesja e makines”  e vogelushit Xhorxh duhet te shohe dritaren e prapme te automjetit.

Veshjet e dukeshes shihen me shume vemendje. Ajo kishte zgjedhur nje pallto te kuqe me kopsa te arta nga stilistja britanike Cathrin ëalker, e preferuar e Princeshes Diana. Pas vizites ne Zelanden e Re Duka dhe Dukesha e Cambridge do te udhetojne drejt Australise; do te qendrojne ne Sidney, Blue Mountains, Queensland, Adelaide dhe Canberra.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel