Japoni, ishujt vullkanikë “përpijnë” njëri-tjetrin

07/04/2014 00:00

Një ishull japonez ka “përpirë” një tjetër ishull fqinj. Observatori i Tokës në NASA ka raportuar se ishulli Niijima, i krijuar nga një vullkan që shpërtheu në sipërfaqen e oqeanit Nëntorin e kaluar, tashmë është bashkuar me një tjetër ishulli fqinj, që ishte formuar nga një vullkan i shpërthyer për herë të fundit 40 vjet më parë.

Niijima “përpiu” rreth 500 metra nga ishulli i vjetër Nishinoshima, në Nëntor. Tashmë, sipas vëzhgimeve të bëra nga fundi i muajit Mars, ata janë 1 i vetëm, duke bashkuar në rreth 1 kilometër katror.

Në pikën e tij më të lartë, ishulli i ri i krijuar nga bashkimi i dy të vjetërve është 60 metra i lartë mbi nivelin e detit. Kjo lartësi është sa trefishi i pikës më të lartë të vëzhguar në Dhjetor, sipas raportimit të NASA-s.

Bazuar mbi përmasat e tij në Dhjetor, ishulli i ri parashikohet të “jetojë” për disa vite, sipas shkencëtarëve japonezë, ndërsa prej faktit që ai ka vazhduar të rritet, ai mund të zgjasë edhe më gjatë.

“Gjithçka varet nga fakti se sa shpejt do të gërryhet ai”, tha Ken Rubin, një profesor i Universitetit të Hauait në Manoa, si dhe ekspert i vullkanizmit thellë nën det, për CNN pasi ishulli doli në sipërfaqe vitin e kaluar. “Është ende shpejt për të folur për shuarjen e tij”.

Ishulli gjendet në “Unazën e Zjarrtë” të Paqësorit, që shtrihet nga brigjet veriore të Kilit deri në Alaskë dhe Siberi, e më pas në Zelandën e Re në jug. Ishulli i ri ndodhet rreth 1000 km në jug të Tokios, mes ishujve Ogasawara, të njohura gjithashtu edhe si ishujt Bonin.

Top Channel