Mushkonjat, pickim i vogël, rrezik i madh

07/04/2014 00:00

E kush nuk është shqetësuar nga pickimet e tyre duke  filluar që brenda në shtëpi e deri tek më të shenjtat pushime? Sapo kemi filluar t’i përjetojmë shqetësimet e para nga mushkonjat dhe na zë frika të mendojmë për verën që kemi përpara.

Por bezdisja eshte vetem nje ane e problemit, pasi semundjet qe mund te trasnmetohen nga mushkonjat e insekte te tjera qe ne gjuhen e shkences quhen vektore, jane ana tjeter, shume prezente dhe sigurisht me e dhimbshme.

1 milion njerez vdesin cdo vit ne bote dhe me shume se gjysma e popullsise se botes eshte e rrezikuar. Ndersa mjafton te kujtojme se ne Shqiperi vitin qe shkoi humbi jeten nje i ri nga semundja e malaries qe kishte marre ndersa punonte ne Afrike dhe se rastet me ethe hemoragjike apo leshmanjoze jane ne rritje.

Pickim i vogel, rrezik i madh. Kjo eshte motoja per Diten Boterore te Shendetit qe kete vit eshte fokusuar pikerisht tek semundjet qe trasmetojne keto insekte.

Nje problematike mjaft shqetesuese edhe per ne. Pikerisht per te marre masa ndaj mushkonjave ne kete prag sezoni turistik eshte ngritur nje grup nderministror me specialiste te Ministrise se Shendetesise, Turizmit dhe te Mbrojtjes.

Shkencetare te huaj bashke me ekspertet e shendetit publik gjate javes qe lame pas kane bere vleresime ne terren per te evidentuar situaten dhe per te marre masa konkrete per cdo zone te populluar nga mushkonjat.

Kujtojme qe sperkatjet e fundit qe jane bere ne vendin tone rezultojne ne vitin 1989, pra 25 vite me pare. Nderkohe teknikat qe do perdoren tani per desinfektim nga ajri e toka jane shume me moderne dhe nuk shkaktojne efekte te padeshirueshme ne mjedis.

Top Channel