A e dini se në Shqipëri ka rreth 43 lloje mushkonjash? Shumë prej tyre janë vetëm bezdisesë, por mjaft të tjera janë të afta të transmetojnë një sërë sëmundjesh.

E tille eshte mushkonja tiger.  Eshte quajtur keshtu edhe sepse ka trup te zi me viza te bardha, por me se tepermi sepse sulmon fort. Origjinen e ka nga pyjet e Azise Juglindore, por tek ne eshte e pranishme prej 35 vitesh. Mendohet se ka mberritur me 1979-en ne Durres, me ane te mallrave te vaporeve qe vinin nga Kina duke qene se atehere Kina ishte partneri kryesor në tregti.

Dhe qe atehere eshte perhapur pothuaj ne te gjithe vendin. Mushkonja tiger mund te transmetoje disa lloje semundjesh. Ajo eshte e afte te rritet edhe ne nje pike uji dhe preferon te jetoje afer zonave te banuara. Zakonisht eshte agresive gjate dites.

Nderkohe ka lloje mushkonjash qe jane intensive vetem pas Perendimit te diellit. Por e vecanta eshte ne faktin se vetem mushkonjat femer na pickojne. Gjaku u duhet per te pjekur vezet, ndersa meshkujt ushqehen me lengun e pemeve apo bimeve.

Megjithese lartesia eshte nje disfavor per mushkonjat, duket se ato po pershtaten edhe ndaj kesaj sfide. Specialistet tane kane gjetur mushkonja dhe ne 1273 metra lartesi qe rezulton lartesia me e madhe e gjetur ne te gjithe Evropen.

Mushkonjat kane preferencat e tyre, vecanerisht per aromen. Ndaj dhe disa njerez i pickojne me shume ne te njejtin ambient se disa te tjere.

Rekomandohet te visheni me menge te gjata e me pantallona, por dhe nese do zgjidhni te shkurtrat te pakten jo ngjyra te erreta dhe ne asnje menyre bardhe e zi. Nje kontrast i tille per mushkonjat eshte si e kuqja per demat.

Top Channel