Heshtje mediatike mbizotëron të martën në të gjithë Greqinë, pasi
unionet e gazetarëve në të gjithë vendin kanë shpallur një grevë të
përgjithshme 24 orëshe, në kuadrin e grevës së përgjithshme të të gjithë
sindikatave të sektorit publik dhe atij privat që do të zhvillohet
ditën e mërkurë dhe do të paralizojë vendin.

Prej ores gjashte te mengjesit te se martes nuk transmetohet asnje edicion lajmesh dhe asnje emision informativ,nuk jepet asnje deklarate per shtyp dhe gazetaret nuk marrin pjese ne asnje koference, interviste apo takim politik.

Ne kerkesat kryesore ne deklaraten per shtyp te unioneve te sindikatave te gazetareve jane nenshkrimi i Kontrates Kolektive te Punes,  nderpreja e pushimeve nga puna dhe dhenia e pagesave te vonuara nga punedhenesit.

Gjithashtu kerkohet te rritet asistenca sociale per gazetaret e papune, rikthimi i stabilitetit te fondit të sigurimit dhe pensioneve per gazetaret si dhe kthimi i të gjitha rezervave financiare  te tij te konfiskuara pas reduktimit te borxhit grek nepermjet programit te shkembimit te bonove, me urdhër të trojkës dy vjet me pare.

Te mbledhur para ndertesave te Unioneve ne Athine dhe Selanik  gazetaret protestojne ndaj masave shtrenguese te qeverise te imponuara nga troika te cilat kane sjelle renimin e shume grupeve mediatike, mbylljen e disa kanaleve televizive dhe gazetave te vendit.

Vetem ne vitet e fundit me fillimin e krizes duke llogaritur dhe mbylljen e kanalit shteteror ERT,numri i gazetareve te papune ka shkuar ne mbi 2000 vete, pagat ne pergjithesi te ketij sektori jane pergjysmuar dhe shume prej gazetareve punojne te pasiguruar.

Top Channel