Iron Man, superheroi i novelave grafike më i njohur për brezat e rinj
për shkak të versionit kinematografik, ka një bioreaktor bërthamor në
vend të zemrës.

Ajo që deri dje dukej e pamundur, sot është një rrjet mikroqarqesh që duke u vendosur në zemër së shpejti do të shënojë një evolucion elektronik dhe elektromagnetik të pompës sonë biologjike.

Ashtu sikurse motori i një makine, që sot është kthyer në një bashkësi sensorësh dhe kontrolluesish elektronikë, me një “tru” shtesë të vendosur në pjesën qendrore, pas 10 ose 15 vjetësh edhe zemra jonë do të mund të vizitohet me një telefon smart.

Organi ynë do të mund të kontrollohet me pamje video në tre dimensione, do të kurohet me impulse të lehta elektromagnetike vetëm aty ku duhet, deri në një reanimacion me një defibrilator sa të butë aq edhe efikas që do të vihet në punë përmes wireless-it.

Të gjitha këto janë testuar tashmë në laborator dhe së shpejti do të vlerësohen në të gjitha aspektet, para se të jepet drita jeshile për përdorimin tek njeriu.

Megjithatë, ekspertët amerikanë nga Universiteti i Uashingtonit dhe i Illinoisit që kanë bërë studimin, deklarojnë se do të duhen të paktën edhe 10 vjet për ta realizuar projektin tek njeriu.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel