AI: Romët dhunohen

08/04/2014 00:00

“Europa nuk ka mundur të ulë dhunën ndaj komunitetit rom, madje në disa
rastë nxiti diskriminim, frikësimin dhe dhunën ndaj tyre”. Ne ditën
ndërkombëtareve të Romeve, ‘Amnesty International’ publikoi një raport
për të drejtat e tyre në Europë.

Drejtori i ‘Amnesty International’ për Europën dhe Azinë Qendrore, John Dalhusein thotë se “ka patur nje rritje të dukshme të rasteve të dhunës kundër romëve në Europë vitet e fundit”.  

“Reagimi ndaj këtij fenomeni alarmues ka qenë jo i duhuri- thote ai- Është e papranueshme që në Europën moderne disa komunitete rome jetojnën nën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës dhe sulmeve”.

Në raport shkruhet se “megjithese janë dënuar shembujt më të fortë të dhunës kundër romëve, autoritetet hezituan të njohin shtrirjen e saj dhe ishin të ngadalte në luftën kundër saj”. ‘Amnesty International’ thotë se “Bashkimi Europian hezitoi të sfidojë shtetet anetare mbi diskriminimin sistematik të romëve”.

Raporti “Ne kërkojmë drejtësi! Dështimi i Europës për të mbrojtur romët nga dhuna raciste” shqyrton dhunën e nxitur nga urrejtja dhe sulmet e kryera kundër romëve nga zyrtare dhe qytetare të zakonshëm në Republikën Ceke, Francë, Greqi dhe ne te gjithe kontinentin.
Dokumenti nënvizon se diskriminimi, dëbimet me forcë nga banesat, veçimi dhe niveli i ulët i arsimimit të romëve janë normë në shumë vende të Evropës. Amnesty International u bën thirrje qeverive dhe Bashkimit Evropian të angazhohen në eliminimin e diskriminimit dhe dhunës  ndaj romëve.

Top Channel