Dita e Romëve, gratë në protestë

08/04/2014 00:00

Gratë rome kanë tubuar në bulevardin “Deshmoret e Kombit” ne Diten
Nderkombetare te Romeve. Ato kane kerkuar trajtim jo diskriminues ndaj
ketij komuniteti, me shume punesim e perkujdesje shendetesore per to dhe
familjet e tyre.

“Me të drejtë gratë rome kërkojnë të jenë pjesë e barabartë e shoqërisë shqiptare. Ato kërkojnë të drejtat e tyre në të gjitha aspektet e jetës, në arsimim, punësim, shërbim shëndetësor dhe në të gjitha aspektet e jetës sociale publike”, thotë një grua rome.

Ministri i Mireqenies Sociale Erjon Veliaj, nga ambientet ku disa kohe me pare u sistemua disa familje rome, deklaroi se ka nje strategji punesimi per kete komunitet, por edhe per asistence shendetesore per ta.

“Jam shumë i lumtur që kemi nisur me projektet e telemjeksisë kemi arritur që edhe në zona informale të kemi kontrolle mjekësore. Më vjen mirë për përparimin e shënuar. Ne kemi punësuar dy të rinj nga komuniteti rom dhe egjiptian. Do të doja të ftoja edhe institucionet e tjera. Shqipwria e bukur është një Shqipëri me diversitet”, tha Veliaj.

Ne Diten Nderkombetare te Romeve, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka hapur dyert e institucionit qe drejton per te pritur femije te ketij komuniteti. Se bashku me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ata kane qene prezente ne aktivitetet ne pikture dhe muzike, te organizuara ne ambientet e Kuvendit, ku protagoniste ishin femijet rome.

Top Channel