Shkodër, vrau me thikë, prangoset

08/04/2014 00:00

Policia e Shkodrës ka prangosur shtetasin Marjan Kalaj, i dyshuari si autor i vrasjes së Kristian Kaçajt mbrëmjen e së hënës në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Kaçaj është arrestuar në orët e pasdites së martë. Ai akuzohet se autor i goditjes disa herë me thikë të dy kushërinjëve, Kristian dhe Mirush Kaçaj.

Nga hetimet mësohet se gjithcka ka nisur pas një zënke verbale mes të rinjve në Malësinë e Madhe. Zënka ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.

Sipas burimeve policore, Marjan Kalaj, pas fjalëve të përdorura në debat ka nxjerrë thikën dhe ka goditur dy kushërinjtë, që pas ngjarjes janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim. 18-vjeçari Kristian Kaçaj ka ndërruar jetë në spital, ndërsa Mirush Kaçaj vazhdon të kurohet me plagë të rënda në trup.

Top Channel