Kampionet e ardhshme të xhudos

09/04/2014 00:00

Një video shumë e lezetshme që tregon dy vajza të vogla duke praktikuar xhudo është postuar në Youtube dhe ka marrë rreth 200 mijë klikime në vetëm pak ditë.

Klipi është publikuar nga përdoruesi Afrand K dhe në të mund të shihen dy vogëlushe që bëjnë lëvizjet e xhudos dhe rrëzohen në tokë të kapura fort me njëra-tjetrën.

Dy vajzat e nisin ndeshjen në mënyrë profesionale duke u përkulur në shenjë respekti. Më pas, nisin të kapen në mënyrë të pakoordinuar dhe bien në tokë.

Pasi ngrihen, nisin nga e para të njëjtin proces.

Top Channel