Venezuelë, protestë duke postuar foto nudo

09/04/2014 00:00

Mijëra venezuelianë po zhvishen në Twitter në formë proteste ndaj dhunës që po përdor policia dhe besnikët e qeverisë ndaj studentëve gjatë protestave të tyre anti-qeveritare.

Nisma ka marrë shkas nga një protestë e datës 3 prill, kur një student është fotografuar duke u zhveshur nga persona të maskuar dhe duke u përplasur në tokë prej tyre.

Shumë foto janë postuar në mbështetje të studentëve të Universitetit Qendror të Venezuelës (UCV), të cilët kërkojnë t’i jepet fund inflacionit dhe të zgjidhen problemet ekonomike të vendit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel