24-vjeçarja që kalon 50 orgazma në ditë

09/04/2014 00:00

Amanda Gryce është një vajzë 24-vjeçare e cila kalon rreth 50 orgazma në ditë për shkak të një çrregullimi që e bën të jetë e eksituar pothuajse gjatë gjithë kohës.

Ajo thotë se ky çrregullim po i shkatërron jetën pasi orgazma i vjen edhe nga gjëra të përditshme si udhëtimi me makinë apo dëgjimi i muzikës me zë të lartë nëpër klube.

“Më ndodh kudo dhe kaloj pesë të njëpasnjëshme. Është një torturë e vërtetë. Vuaj nga kjo gjë që në moshën 6-vjeçare”, tregon vajza amerikane.

Për vite me radhë Amanda ka vuajtur në heshtje pasi kishte turp t’i tregonte prindërve apo shoqeve se çfarë po i ndodhte.

“Mund të kem 50 në ditë. Ndihem shumë në siklet, mundohem të qesh duke bërë sikur nuk po ndodh asgjë”, shton e reja.

Amanda, pas shumë konsultimeve me mjekë të ndryshëm, duket se ka gjetur mënyrën për të kontrolluar problemin: “Marr ilaçe dhe bëj stërvitje që të mos e mbaj mendjen aty. Më parë, ishte çrregullimi ai që më kontrollonte mua, tani jam unë ajo që kontrolloj çrregullimin.”

Top Channel