“Unë nuk meritoj të përdhunohem”

09/04/2014 00:00

Gazetarja dhe aktivistja braziliane Nana Queiroz ka nisur një fushatë në Facebook dhe Twitter ku dënon mendimin seksist dhe të dhunshëm të bashkëatdhetarëve të saj.

Sipas një sondazhi të fundit në vendin amerikano-latin, 65% e brazilianëve mendojnë se nëse një femër është e veshur në mënyrë provokuese, meriton të ngacmohet.

Duke u nisur nga kjo, Nana ka ftuar të gjitha femrat të publikojnë foto në rrjetet sociale me mesazhin: “Unë nuk meritoj të përdhunohem”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel