Autoritetet serbe nisën rrënimin e objektit që ndodhet mbi varrezën masive të shqiptarëve në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.

Lajmi e konfirmoi drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu. Ai tha se punimet për rrënimin e objektit pritet të përfundojnë brenda 10 ditëve.

Më herët u konfirmua që në këtë varrezë masive ndodhen eshtrat e shqiptarëve të zhdukur nga lufta e vitit 1998-99 në Kosovë. Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacione për numrin e shqiptarëve të vrarë e të varrosur në këtë varr masiv.

Shefi i delegacionit serb në grupin punues për personat e pagjetur, Veljko Odaloviç deklaroi një ditë më parë për Radion Evropa e Lirë se, përkatësia etnike ishte përcaktuar përmes analizave të ADN-së.

“Pasi i kemi nxjerrë trupat e pajetë, menjëherë ua kemi dorëzuar Komisionit ndërkombëtar për persona të pagjetur, të cilët kanë konfirmuar identitetin e tyre, se janë shqiptarë që janë zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë”, tha Odaloviç.

Top Channel