Ku ndalohet mbajtja e kondomëve

09/04/2014 00:00

Nju Jorku dhe San Françisko iu bashkuan Uashingtonit duke miratuar vënë në zbatim një ligj të shumëdebatuar anti-prostitucion.

Sipas këtij ligji, në këto tre kryeqendra të Shteteve të Bashkuara ndalohet mbajtja e më shumë se dy prezervativëve me vete. Autoritetet lokale argumentojnë se ligji synon të luftojë prostitucionin. Nëse një person kapet me më shumë se 2 prezervativë në xhep a çantë atëherë ndaj tij ngrihet akuza e prostitucionit.

Shoqata dhe aktivistë të ndryshëm të mbrojtjes së shëndetit dhe në vecanti ato të luftës kundër Hiv/Aids kanë reaguar duke e cilësuar normën në fjalë si absurde. Sipas tyre, kjo masë mund të favorizojë kryerjen e marrëdhënieve seksuale pa mjete mbrojtëse dhe rrjedhimisht në përhapjen e virusit Hiv/Aids.

Top Channel