Filmi i nxënësve të shkollës “Myslym Keta”

09/04/2014 00:00

Disa nga nxënësit e shkollës “Myslym Keta” në Tiranë dëshironin të bënin dicka që ata vetë të kishin mundësi për të shpalosur talentin e tyre.

Vendosën të bënin një film. Fillimisht iu desh të krijonin kompaninë e tyre, krijuan departamentet dhe vendosën drejtorët në secilin sektor, siguruan disa letra më vlerë, sic i quajnë ata dhe shitën aksionet e kompanisë me një vlerë prej 200 lekësh në mënyrë që të mbulonin shpenzimet që mund të kishin, realizuan posterat, shpallën audicionet dhe u bë përzgjedhja e aktorëve.

“Falja”, këtë emër mori filmi me temën e gjakmarrjes. Skenari nuk është i bazuar në ndonjë ngjarje reale, por ka patur si pikënisje historitë e pafundme që gjimnazistët kanë dëgjuar.

Top Channel