Zv.prokurori i Krimeve të Luftës në Serbi, Bruno Vekariç kërkoi që gjykimet për UÇK-në të mos bëhen në Kosovë, por në një vend të tretë. Këto deklarata ai i bëri në një intervistë për televizionin shtetëror të Serbisë “RTS”.

“Është e rëndësishme që krimet kundër popullsisë joshqiptare në Kosovë të bëhen në ndonjë një vend të tretë’, citohet të ketë thënë Vekaric.

Ai shtoi se “shpërblimi inkurajues i Kosovës do të ishte vendosja e qendrës administrative të kësaj gjykate në Prishtinë”. Sipas tij, formimi i Gjykatës Speciale për Krime Lufte në Kosovë vjen në përgjigje të paqartësive të së kaluarës. Ai theksoi se në rrjedhën e negociatave do të vendoset edhe forma e plotë e gjykatës.

“Ndryshe nga gjykatat e mëparshme që ishin nën kujdesin e OKB-së, kjo do të jetë gjykatë e Bashkimit Europian”, shpjegoi Vekariç, duke shtuar se ndryshimi i kësaj është se nuk do të trajtojë vetëm krimet për territorin e ish-Jugosllavisë, por dhe në rajone tjera si Shqipëria.

Top Channel