Kthehen kampionët e Europës

10/04/2014 00:00

Në orët e vona të ditës së mërkurë kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli. Dy peshëngritësit shqiptarë u pritën në aeroport edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, zonja Lindita Nikolla.

Në një lidhje direkte në ‘Revistën Televizive të Mbrëmjes’, gazetari Endi Tufa ka intervistuar kampionin Qerimaj dhe ministren Nikolla.

Top Channel: Cilat ishin përshtypjet dhe emocionet e para pas mbërritjes në Shqipëri?

Erkand Qerimaj: Në radhë të parë dua të falenderoj ministren dhe të gjithë njerëzit që organizuan këtë pritje në aeroport. Jam shumë i emocionuar për rezultatin. 24 orë më parë bëmë që Izraeli të fliste shqip, pasi ishte vendi i parë dhe i dytë, i cili u arrit nga peshëngritësit shqiptarë.

Top Channel: Patët një ngërç në karrierën tuaj. Mund të themi që me këtë medalje e keni larë atë?
 
Erkand Qerimaj:
Mora pjesë edhe në Botëror. Siç e dinë të gjithë ajo ishte një ngatërresë, nga mungesa e doktorit. Por mendoj që të shijojmë suksesin e momentit.

TCH: Kush është synimi juaj pas këtij titulli të fituar?

Erkand Qerimaj: Sigurisht që tani synimi është Botërori i ardhshëm. Besoj që arritja në 3 të parët do të ishte diçka e madhe, por duhen edhe disa gjera plus që të arrihet.

TCH: Zonja Nikolla mund të na thotë diçka sesi në të ardhmen mund të kemi më pak probleme në sport.

Lindita Nikolla:
Do të ketë më shumë punë për sportin, më shumë mbështetje për kampionë si Erkandi dhe Daniel Godelli. Jam e lumtur që djemtë në bënë krenarë në Izrael. Jam e mbushur me përgjegjësi të reja, për një histori tjetër për këtë kampionë dhe sportistë. Kam mbështetjen e Qeverisë, të Edi Ramës, i cili po pret kampionët, të cilët meritojnë një histori të re.

Erkand Qerimaj: Ndryshimi është i dukshëm, duke pasur parasysh që është hera e parë që një zyrtar në pret në aeroport, por duke pasur parasysh edhe deklaratën e Kryeministrit. Duket sensibilizimi i Qeverisë për sportin, tani të shohim hapat në vazhdim.

Lindita Nikolla: Tani do të ketë vetëm medalje që vinë me një punë të palodhur. Është pak të themi që jemi krenarë që janë djemtë e Shqipërisë. Duhet të punojmë fort që të tjerë djem dhe vajza t’i bashkohen sportit, të bëjnë të këndohet himni shqiptar në gara të rëndësishme.

Top Channel