Muller: Kaluam falë mentalitetit

10/04/2014 00:00

Thomas Muller deklaroi pas fitores 3-1 ndaj Manchester United se ishte mentaliteti i fortë i bavarezëve ai që i çoi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

Pas barazimit 1-1 në Angli, gjermanët e panë veten në disavantazh pas një goli të mrekullueshëm të Patrice Evra në minutën e 57. Kur mendohej se futbollistët e Bayern Munchen do të frikësoheshin nga kjo kthesë e papritur e eliminatores, ata barazuan menjëherë me anë të Mandzukic e më pas vulosën gjithçka me golat e Muller e Robben.

“Goli i Evra na befasoi, por kemi mentalitet të fortë dhe liderë të mëdhenj në skuadër që na shtynë përpara dhe barazuam menjëherë. Ishte një reagim i shkëlqyer nga ana jonë”, tha Muller, i cili shpjegoi se Mandzukic ndryshoi gjithçka.

“Në ndeshjen e parë na dukej sikur po luanim hendboll. Nuk krijuam shanse të pastra, por në ndeshjen e dytë, me mua dhe Mandzukic në zonë, ishim më të rrezikshëm”, nënvizoi gjermani.

Top Channel