Flet për kriminalitetin në TV, i vjedhin varësen

10/04/2014 00:00

Një hajdut në Rio de Zhaneiro ka tentuar t’i vjedhë varësen që mbante në qafë një gruaje ndërkohë që ajo jepte një intervistë televizive dhe po fliste pikërisht për kriminalitetin në rrugët e Brazilit.

Gruaja po ankohej për mungesën e policëve gjatë ditës dhe pikërisht në atë moment një djalë iu afrua dhe i vuri dorën në qafë duke u munduar t’i këpuste varësen e floririt.

Edhe pse e këputi, hajduti nuk arriti ta vidhte varësen pasi refleksi i gruas ishte shumë i shpejtë dhe ai u detyrua të largohej me vrap. Gazetari që po intervistonte gruan e ndoqi hajdutin, por nuk arriti dot ta kapte.

Rio de Zhaneiro është një qytet që ka një famë shumë të keqe për kriminalitetin. Vetëm në gushtin e vitit të kaluar ka pasur 406 vrasje dhe 629 grabitje.

Top Channel