SHBA, përplaset autobusi me studentë

11/04/2014 00:00

Një tragjedi ka ndodhur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ku një autobus i mbushur me studentë është përplasur me një kamion.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave nga përplasja e dhunshme kanë mbetur të vdekur të paktën 9 studentë, që po udhëtonin për të arritur një tjetër institut arsimor.

Sipas burimeve, studentët ishin nga një lice i Los Anxhelesit dhe autobusi i tyre është përplasur me një kamion të shërbimit postar FedEx.

Pamjet nga vendi i ngjarjes, pranë lokalitetit Orland, në afërsi të Sakramentos, kanë qenë shokuese. Si pasojë e përplasjes së dhunshme dy automjetet kanë marrë zjarr dhe shumë studentë kanë mbetur të bllokuar.

Nga rindërtimi i parë i ngjarjes rezulton se shkak i aksidentit ka qenë kamioni, që thuhet se ka zënë papritur korsinë e kundërt duke shkaktuar një përplasje ballore me autobsuin që transportonte 46 studentë.

Top Channel