Kancelarja gjermane Angela Merkel shkon këtë të premte në Athinë në një
vizitë të shkurtër zyrtare disa orëshe, e ftuar në një forum për
biznesmenë të rinj në fushën e shkencës që realizohet në kryeqytetin
grek.

Sipas programit zyrtar, vizita e saj fillon ne oren 15:15 ora lokale, kur së bashku me Kryeministrin Samaras do te çelin punimet e forumit.

Me pas, dy udheheqesit do te takohen me perfaqesues te bizneseve te mesme dhe te vogla dhe me grupet e interesit. Ne 17:30 te pasdites do te kryhet takimi zyrtar me Kryeministrin dhe ne vazhdim do te jepet nje konference e perbashket shtypi per mediat vendase dhe te huaja.

Merkel viziton Athinen vetem disa ore pas daljes me sukses ne tregje te Greqise, per here te pare pas kater vitesh. Ministria greke e Financave , pranoi oferta mbi 20 mld euro per emetimin e nje bondi me vlere 2.5 miliardë euro dhe me norme interesi pak me te ulet se 5%,nje shembull se sa me pozitivitet e priten kete ngjarje institucionet nderkombetare financiare.

Masat e sigurimit ne te gjithe Athinen jane teper te rrepta aq me teper se vizita e saj kryhet 24 ore pas nje akti terrorist kur nje makine –bombe me 75 kg eksploziv ka shperthyer ne qender te Athines duke shkaktuar dëme të mëdha në degën e Bankës së Greqisë dhe ndertesat perreth.Gjithashtu policia greke ka ndaluar zhvillimin e protestave.
 
Vizita e Merkel konsiderohet si nje mbeshtetje per qeverine e Andonis Samaras disa jave para zgjedhjeve locale dhe ato per PE ne Greqi,me synim te minimizoje numrin e euroskepticisteve si dhe te permiresoje imazhin e saj dhe te Gjermanise ne opinionin publik grek.

Top Channel