Pas temperaturave të ngroha dhe pranverore, vendi është përfshirë nga shirat dhe në vendet malore edhe nga dëbora.

Brenda dy ditesh temperaturat kane shenuar nje ulje me 6 deri ne 7 grade celcius ne te gjithe vendin, duke bere qe ne zonat malore te temperaturat te ulen deri ne 0 grade celcius.

“Temperaturat në rang vendi kanë rënë kryesisht deri në 7 gradë celsius dhe në mesditë temperaturat nuk i kanë kaluar 15 gradë celsius”, thotë Elsona Gjoni, meteorologe.

Edhe diten e shtune temperaturat do te shenojne nje tjeter ulje me 2 deri ne 3 grade celcius ne oret e para te mengjesit, duke bere qe ne zonat malore temometri te shenoje vlera negative.

“Të shtunën në lindje dhe juglindje parashikohen temperatura edhe me minus. Fundjava do të ketë mot të qëndrueshëm”, thotë Gjoni.

Pas nje dimri te bute e te thate,duket se ka qenë pranvera që po plotëson vakumin dimëror. I gjithe qyteti i Korçës eshte mbuluar nga debora, reshjet e se ciles kane vijuar per disa ore. Ne kete qytet temperaturat kane shenuar nje ulje te ndjeshme. Çrregullimet e motit me reshje, kthjellime dhe levizje te temperaturave do te na shoqerojne deri ne fillim te javes se ardhshme.

Top Channel