Kërkimet për avionin malajzian

11/04/2014 00:00

Kryeministri i Australisë Tony Abbott u shpreh optimist për sinjalet që u morën në Oqeanin Indian, që sipas tij vijnë nga regjistruesit e kutisë së zezë të avionit të “Malaysia Airlines”.

“Ne jemi besimplotë, se njohim pozicionin e regjistruesve të kutisë së zezë, brenda disa kilometrave. Por, besimi për pozicionin e përafërt të kutisë së zezë nuk është i njëjtë me marrjen e saj nga të paktën 4.5 km thellësi në det, apo të përcaktojmë përfundimisht se çfarë ndodhi me avionin”, u shpreh Abbott.

Duke mbajtur fjalimin në qendrën ndërkombëtare të Shangait për “Javën australiane në Kinë”, Tony Abbott tha se “ekipet e kanë ngushtuar shumë zonën e kërkimit”. Një anije australiane mori katër sinjale nga regjistruesit e avionit “Boeing 777”, i cili u zhduk më 8 Maj, me 239 persona në bord.

Të premten, 15 avionë dhe 13 anije po kërkojnë në zonën e ngushtuar në 46,713 km katrorë. Mbetet ende mister se përse fluturimi MH370 ndërroi kurs mbi Detin e Kinës Jugore, mes Malajzisë dhe Vietnamit.

Zyrtarët po kqyrin me shumë vëmendje pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit, sepse kanë renditur si shkaqe: pengmarrjen, sabotazhin, veprimet e pilotëve, apo defektin teknik.

Top Channel